Gazetarja e Fax News, Edona Haklaj ka reaguar pas gjestit të kryeministrit Edi Rama i cili e shtyu tej se ishte pa maskë. Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja pranon se ishte pa maskë por shton se kishte shall, (barrierë mbrojtëse e deklaruar nga OBSH), kundër COVID19. Ajo paralajmëron Ramën se me veprimin e tij, ka shumë borxhe për të larë.
REAGIMI I PLOTË:
Sot, për shkak të profesionit që kam rastisa si rrallëherë pranë kryeministrit Rama. Rastisa dhe pa maskë. Për shkak të rrethanave që ndodhin në raportimet live, e që jo gjithmonë janë favorizuese për të qënë gati me mikrofonin, kamerën, e maskën. Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi. Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për tu bërë lajm. Ama, unë me veprimin tim sot mund ti kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.
Postimi i plotë:
Sot, teksa ndodhej tek shkolla “4 Dëshmorët” në kryeqytet, para nisjes së procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama shtyu me përbuzje gazetaren Edona Haklaj, e cila ishte pa maskë. Asnjë nga kolegët gazetarë nuk e kundërshtoi shefin e qeverisë, i cili ishte për vete i pajisur me një maskë e cila i binte herë pas here.