Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se Shqipëria është vendi që ka pagën më të ulët në Europë.
Në një status në Instastory, teksa numëron 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama në 8 vite, Basha shkruan se vendi yne ka pagesën më të ulët në të gjithë Europën.
“42 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si janë çmimet në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit. Përgjigjia është po, sipas Eurostat, Shqipëria rezulton vendi që ka pagën minimale më të ulët në Europë,”- shkruhet në statusin e Bashës.