Pedagogou i gazetarisë Ervin Goci ka reaguar ashpër ndaj dhunimit që kryeministri Rama i bëri reporteres së Faxnews, Edona Haklaj sepse kjo nuk mbante maskë. Sipas Gocit, ajo që ndodhi qe cënim i integritetit fizik dhe dhunim i gazetares për shkak të profesionit.
Duke qenë se dhuna verbale nga ana e kryeministrit ndaj gazetarëve është e përsëritur, pedagogu ka një apel për të gjithë gazetarët: “nese ju prek fizikisht, leshojani me mikrofon ne lule te ballit, nese ju kercenon, mbylljani gojen, nese ju poshteron, braktiseni dhe lereni te flase me memet neper ekranet boshe…te nesermen duhet te shkoni ne Prokurori qe ta kallzoni, dhe pastaj ne Gjykate per ta paditur”
Statusi i plotë i profesorit të gazetarisë, Ervin Goci:
Edi Rama ka qef qe gazetaret t’i rrine si stativ, si maniket qe ekspozojne kanotieren, dhe mundesisht te vene maske ; kur i prishet dekori, pervesh menget dhe e rikompozon vete, duke i prekur dhe fizikisht.
Ne fakt shtytja ndaj Edona Haklaj, pergjate nje interviste, perveçse cenim i integritetit fizik te nje personi, dhe dhunim per shkak te profesionit, ka nga pas te gjithe perçmimin qe ka per mediat dhe gazetaret, qe i konsideron si sklleverit e tij qe mund t’ cenoje sa here t’i prishet dekori.
E kam bere dhe njehere tjeter si apel per gazetaret qe rropaten per mbijetese me rroga fyese dhe po e perseris – sa per t’ju thene qe nuk e kisha per shaka heren e pare – nese ju prek fizikisht, leshojani me mikrofon ne lule te ballit, nese ju kercenon, mbylljani gojen, nese ju poshteron, braktiseni dhe lereni te flase me memet neper ekranet boshe…te nesermen duhet te shkoni ne Prokurori qe ta kallzoni, dhe pastaj ne Gjykate per ta paditur..vetem kshu merr vesh..bullist peseleksh..