Këto janë pamjet e siguruara nga momenti i përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan duke e kthyer sheshin e festës së ditës së verës në një arenë përplasje e cila nga ofendimet banale ka degjeneruar në përleshje fizike.
Në video duke simpatizantët që pasi shajnë njëri-tjetrin qëllojnë me grushte. Në atë moment ndërhyn një efektiv policie i cili mundohet të qetësojë situatën, e megjithatë turma nuk shpërndahet.