Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të dielë ka prezantuar kandidatin Elton Ismaili për deputet në Përmet.
Kryemadhi në fjalën e saj nga Përmeti ka komentuar edhe incidentin e ndodhur gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, ku mbështetësit e PS-së u përplasën fizikisht me mbështetësit e PD-së.
“Ne e kemi të qartë se çfarë do të ndodhë me 25 prill dhe ne e dimë, është ajo që ndodhi vetëm pak orë më parë në Elbasan që e përzunë Aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë që të ikë. Elbasani është 17 minuta larg Tiranës dhe ka mungesë punësimi, probleme me biznesin.. Tashmë më njerëzit nuk e kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Fenomeni që i largoi shqiptarët nga vendi. 25 prilli ka të bëj ë me ndëshkimin e çdo politikani dhe personi që e shpërdoron besimin e qytetarëve. 25 prilli është për të shkuar në votime dhe për të votuar. Qëllimi i LSI-së është për të realizuar të gjithë angazhimet dhe premtimet që ne i kemi bërë në programin tonë politik.Socialistët e Përmetit shikojnë më shumë socialist Vangjel Tavon sesa Bledi Çuçin”,ka thënë Kryemadhi.