• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Bëhu pak burrë”, Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të bëjnë banditët, por dashuria për vendin

14/03/2021
in Politikë
0
Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve e jo të Ramës dhe ministrave të tij

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit deklaroi se lider nuk bëhet dot por të paktën të bëhet burrë. Me anë të një videomesazhi, Basha shprehet se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoleta në brez, por dashuria dhe përkushtimi për vendin.

Atë që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, Basha e quajti një ngjarje të shëmtuar të provokuar nga kryeministri Edi Rama në tentativë për të frikësuar qytetarët.

Të dashur miq ju përshëndes nga rrugëtimi im drejt Tiranës pas një dite të mrekullueshme në qytetin e Elbasanit. Ditën e Verës, ditën e qytetit të Elbasanit për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, një mikpritje e mrekullueshme për të cilën dua t’i falënderoj nga zemra ata mijëra qytetarë elbasanlli, nëna, motra, gra, vajza, burra, të rinj e të reja të qytetit të Elbasanit, këtij qyteti që ka një vend të veçantë në zemrën time dhe që kam pasur mundësinë ta përfaqësoj në parlamentin e Shqipërisë, në ditët kur qeveria dhe parlamenti punonte për njerëzit, kur ndërtuam tunelin e Elbasanit që pak kush e mendonte se do të ndodhte, kur bëmë realitet bashkimin e Tiranës dhe Elbasanit, praktikisht si dy lagje të një qyteti dhe kështu do vazhdojmë të punojmë pas 25 prillit. për të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë.

Sot është një ditë feste, dita e luleve që simbolizojnë thyerjen e dimrit nga pranvera. Një pranverë ndryshimi që po troket në mbarë Shqipërinë dhe zemrat e çdo shqiptari që është lodhur me 8 vite dimër. Dimrin e papunësisë që solli kryeministri në ikje, dimrin e mjerimit ekonomik, të depresionit, të emigracionit, të dhunës, arrogancës, arbitraritetit. 14 marsi na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë dita kur shqiptarët të bashkuar do të bëjnë të mundur një ndryshim për jetët e tyre dhe të familjeve të tyre. Ata na kanë thirrur, më kanë thirrur në këtë betejë dhe unë kam nderin ta udhëheq këtë betejë për ndryshim, bashkë me një ekip të mrekullueshëm. Pas 8 vitesh premtimesh boshe dhe dështimesh kemi një plan konkret të hartuar nga mijëra ekspertë, të vendit dhe të huaj që do të bëjnë të mundur realizimin e aspiratës për punësim, për mirëqenie, dhe për jetë dinjitoze në vendin tonë.

Por sot dua të ndaj dhe një mesazh për ngjarjen e shëmtuar që provokoi Edi Rama kur erdhi me banditët me pistoletë në brez se kujtoi se do të frikësonte popullin e Elbasanit dhe do të prishte festën. Nuk ia doli dot, rrugët ishin plot e përplot edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se njerëzit nuk e kanë më frikë, se janë të vendosur që të mos jenë më peng i bandave me të cilat Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin në Elbasan dhe në qytete të tjera. I ka dalë boja atyre dhe mbi të gjitha shqiptarëve iu ka dalë frika dhe janë me ne bashkë për të sjellë ndryshimin që vendi meriton.

Edi Ramës po i them këto dy fjalë Ditën e Verës. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit. Burrë nuk të bëjnë dot banditët të cilëve ju lutesh e përgjërohesh dhe pa të cilët nuk hyn dot në qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës që i ke futur në listat e tua, nuk të bëjnë dot burrë ata ty. Burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, përkushtim që ti nuk e ke pasur dhe nuk e ke, prandaj ke nevojë njësoj si për morfinën dhe kokainën dhe për banditët që të rrethojnë. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar çdo çast sepse e ke zhytur vendin dhe qytetarët në mjerim. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas çdo interes personal. Kur ti çdo sekondë në pushtet e ke kaluar për veten tënde dhe miqtë e tu duke braktisur qytetarët. Ndali provokimet ndaj qytetarëve! Të njëjtën përgjigje do marrësh kudo që shkon. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin tënd. Ndaj mos i provoko shqiptarët, dhe jepi fund kompensimit të frikës që të shoqëron me të drejtë. Nuk na tremb dot ne, nuk tremb dot shqiptarët. Më 25 prill ti largohesh, Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë.
Të dashur shqiptar në grahmat e fundit çdo pushtet i korruptuar përdor frikën, përdor terrorin, por kjo nuk e ndali ndryshimin në 1990 dhe nuk do e ndalë ndryshimin e madh që ju të gjithë prisni dhe meritoni. ky ndryshim po vjen, unë e ndiej dhe e prek kudo ku kam shkuar deri sot. Zotimi im para jush se më 25 prill ne do ta largojmë të keqen, do ta mposhtim të keqen. Gëzuar Ditën e Verës, ditën që paralajmëron ndryshimin e madh. Fitore!”, shprehet Basha.

Tags: albanewsedi ramalulzim basha
Previous Post

Përplasja mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së në Elbasan, shoqërohen 5 persona

Next Post

Basha me kandidatet për deputete në Elbasan: Detyra jonë mbajtja e premtimeve një më një

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Basha me kandidatet për deputete në Elbasan: Detyra jonë mbajtja e premtimeve një më një

Basha me kandidatet për deputete në Elbasan: Detyra jonë mbajtja e premtimeve një më një

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.