Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e aktorit të famshëm Leonardo DiCaprio, i cili në mënyrë të vazhdueshme del në mbrojtje të lumit Vjosa dhe kundër ndërtimit të Hec-eve.
Në një postim në Instagram, Kreu i Shtetit shkruan: “E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellëLeonardo DiCaprio!”
Tre ditë më pare Di Caprio i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndertimi i hidrocentraleve.
“Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë”, shkruante tre dite me pare aktori.