Hollanda ka bllokuar hapjen negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Për këtë vendim shkak është bërë kodi zgjedhor dhe ndërhyrjet e njëanshme të mazhoracës, duke prishur marrëveshejn e 5 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur reporteri për Shqipërinë në Parlamentin hollandez, Pieter Omtzigt. Ai shkruan në Twitter:
“Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’.