Një grua, rreth të 40-ve, ka ndërruar jetë në Gjirokastër ditën e sotme. Nga njoftimi i policisë mësohet se shtetasja F. K., në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati. Si pasojë e hedhjes ajo ka ndërruar jetë në çast.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.