Ambasada Hollandeze, ka reaguar per debatin e zhvilluar ne parlement mbi ecurine e shqiperise drejt Bashkimit Europian. Ne reagim Ambasada thote se Qeveria Hollandeze e vlereson perparimin e Shqiperise, por kerkese themelore mbetet ngritja e Gjykates kushtetuese, amendimi i ligjit te medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmeria e punes me ndertimin e track-record ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Reagimi i Ambasadës së Hollandës:
Në datën 6 Tetor, Komisioni Europian publikoi paketen e zgjerimit, pjese e se ciles ishte dhe raport progresi per Shqiperine per 2020. Diten e premten, dt 3 Tetor, qeveria hollandeze dergoi ne parlament vleresimin e saj per kete pakete zgjerimi. Po te njejten dite, Ministri Blok dhe Ministri ne detyre Cakaj paten nje takim online, gjate te cilit Shqiperia u komplimentua per progresin e bere me reformat, pavaresisht rrethanave te veshtira. Sikurse citohet edhe ne letren derguar Parlamentit, qeveria hollandeze e njeh se Shqiperia ka vijuar te beje perparim ne te gjitha fushat kryesore (prioritetet kyce).
Njekohesisht, qeveria nenvizon se eshte e rendesishme krijimi Gjykates Kushtetuese funksionale ne Shqiperi, amendimi i ligjit te medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmeria e punes me ndertimin e track-record ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Hollanda mbetet e angazhuar ne menyre aktive per te mbeshtetur Shqiperine ne reformat e vazhdueshme ne forcimin e shtetit ligjor. Nje here qe te gjitha kushtet e vendosura ne Mars 2020 sipas konkluzioneve te Keshillit Europian te jene permbushur, do te zhvillohet Konferenca e Pare Nderqeveritare.
Sonte ka patur nje debat ne parlamentin hollandez ne pergatitje te takimit te Keshillit Europian te Ceshtjeve te Pergjithshme qe do te mbahet ne daten 10 nentor. Pjese e ketij debati u fokusua ne pergjithesi per paketen e zjgerimit, perfshi edhe Shqiperine.