Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditen e sotme në kryeqytet. Nga policia e Tiranës njoftohet se shtetasi M. M., 27 vjeç është gjendur i vdekur në banesë rreth orës 13:00. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe dyshohet se i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Nga dyshimet e para të policisë mendohet se 27-vjeçari ka vrarë vetem me armë zjarri. Megjithatë shërbimet e policisë po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.