Brazil- Brazili tani ka kaluar Indinë dhe është kombi i dytë më i goditur nga Covid-19. Të dielën vendi i Amerikës Latine raportoi 43,812 raste të reja të koronavirusit dhe 1,127 vdekje të reja duke përfundurar javën më vdekjeprurëse që kur filloi pandemia një vit më parë. Në përgjithësi Brazili ka regjistruar më shumë se 270 mijë vdekje dhe në total më shumë 1 milion raste të COVID-19. Kombi që ka një popullsi prej 212 milionësh po përballet me valën e tij më të keqe të COVID-19 dhe spitalet janë limit të kapacitetit të tyre.
Organizata Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar që situata në Brazil është jashtëzakonisht shtetësuese dhe që nëse gjërat lejohen të vazhdojnë shteti do të hyj në një krizë akoma më të thellë pasi edhe spitalet private dhe shtetërore janë në 98% të kapacitetit të mundshëm. India një shtet me një popullsi prej 1,3 miliard njerëzish arriti ta menagjonte situatën më mirë dhe më me efikasitet se sa Brazili, dhe për më tepër ka arritur të prodhojë një vaksinë të pavarur shtetërore.
Ndërkohë që variantet e reja dhe vaksinimi i ngadaltë i popullsisë vazhdojnë të përkeqsojnë gjendje në Brazil, presidenti i shtetit Jair Bolsonaro vazhdon të jetë skeptik ndaj masave të forta të karantinës dhe vaksinave, duke e përkeqsuar situatën.