NORVEGJI-Një punëtore shëndetësor në Norvegji, ka ndërruar jetë pasi ka marrë vaksinën anti-Covid, AstraZeneca. Sipas TheGuardian, ai është viktima e dytë që shënohet pasi merr vaksinën, megjithëse ende nuk është vërtetuar që vdekja e tij ka lidhje drejtë për drejtë me vaksinën.
Të shtunën, autoritetet shëndetësore të Norvegjisë kanë thënë se tre punonjës të kujdesit shëndetësor ishin shtruar në spital me mpiksje gjaku, gjakderdhje dhe nivele të ulëta të trombociteve në gjak.
Të gjithë ishin nën 50 vjeç dhe kishim marrë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca. Një prej tyre vdiq ditën e djeshme me hemorragjie në tru, ajo ishte shkruar në spital, rreth një javë pasi kishte marrë dozën.
“Ne as nuk mund të konfirmojmë dhe as të përjashtojmë që ajo ka të bëjë me vaksinën,” u tha gazetarëve një zyrtar nga Agjencia Norvegjeze e Barnave, Steinar Madsen. Ndërsa, gjendja e dy të tjerëve raportohet të jetë e mirë.
Një tjetër punëtore shëndetësore rreth 30 vjeç, vdiq të premten, rreth 10 ditë pasi kishte marrë të njëjtën vaksinë. Vdekje të tjera janë raportuar gjithashtu në Evropë, veçanërisht në Austri dhe Danimarkë.
Ndërkohë, sipas autoriteteve mjekësore në Norvegji, deri më tani në vend janë vaksinuar me AstraZeneca rreth 130,000 njerëz.