TIRANE- Kanë mbërritur në Rinas 9,360 doza të vaksinës Pfizer. Vaksinat, janë pritur nga ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Më herët gjatë ditës së sotme Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik.
“Sot kemi edhe 9360 doza që vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me vaksinimin, me dozat e dyta. Edhe do të përmbyllim gjithë pjesën e vaksinimeve të para të kryera për stafet mjekësore dhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Plus 80 vjeç për të siguruar mbrojtjen e plotë dhe efikasitetin e vaksinimit. Sikurse e dimë do të kemi lëvrimin e kontratës dhe me vaksinimin gjithashtu të kategorisë 80+. Kot do të spostohen në ISHP dhe do monitorohen nga ekspertët për tu hapur. Do jenë në frigoriferët e ISHP për tu shpërndarë më pas” ka thënë Manastirliu.