Në një iniciativë të përbashkët për të mbështetur njerëzit në nevojë, kompania e ushqimeve Tirana Cash & Carry së bashku me qendrën sociale të Kryqit të Kuq kanë ofruar ushqim falas për të gjithë njerëzit në nevojë për një muaj.
Qytetarë të shumtë kanë shkuar pranë kësaj qendre dhe kanë marrë gatimet e përgatitura falas posaçërisht për ta.
Nën sloganin ”Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, të Nënë Terezës, qendra ka hapur dyert për të gjithë njerëzit të cilët kanë mundësi ekonomike të pakta. Kushdo mund të shkojë të marrë gatimet e përgatitura deri në fund të muajit mars.
Duke përgëzuar kompaninë Tirana Cash & Carry për këtë nismë humanitare, shpresojmë që iniciativa të tilla për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë, të ndërmarrin sa më shumë biznese.
”Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” – Nënë Tereza