Zani Caushi ka kërkuar sërish sot lirimin me kusht, por seanca është shtyrë në mungesë së gjyqtares.
Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut, por sipas burimeve kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.
Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se Zani Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht, ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari që ka pushuar çështjen.
Në datën 25 Mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht.