Tiranë- Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi nga foltorja e kuvendit sot ka dënuar ashpër përplasjet e përkrahësve së PS dhe PD në Elbasan Ditën e Verës.
Me tone të ashpra Gjuzi dënoi përplasjet mes dy forcave të vendit, duke i lutur shqiptarët të mos i votojnë.
“Nuk mund të shkohet në zgjedhje me njerëz të armatosur, ne kishim plan për të vajtur dhe të bashkohemi me qytetarët e Elbasanit, por nuk vajtëm se e dinim që atje do kishte përplasje për të thënë se dy forca politike drejtojnë vendin. Këto janë dy forca politike kriminale që kanë shitur detin, kanë vrarë njerëz. Ju shqiptarë dilni kundër këtyre kriminelëve që gjakosën Ditën e Verës në Elbasan”, deklaroi Gjuzi.