• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta. Europa po i afrohet moshës së tretë

16/03/2021
in Aktualitet
0
Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta. Europa po i afrohet moshës së tretë

Si kurrë më parë në historinë demografike të Europës popullsia mbi 65 vjeç shume shpejt do të jetë me lartë se nën 15 vjeç.

Moshimi i popullsisë në BE ka nisur prej gati gjysmë shekulli, në Shqipëri po ndodh me ritme shumë më të shpejta. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2020 rreth 20.6% e popullsisë së BE ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë.

Në raport me vitin 2010 popullsia mbi 65 vjeç u rrit me 3 pikë përqindje. Ndërsa në Shqipëri ky proces po ndodh shumë më shpejt. Nga viti 2016 në vitin 2020 popullsia e mbi 65 vjeç në Shqipëri u rrit me 2 pikë përqindje

Sipas të dhënave të Eurostat në grafikun bashkëngjitur Shqipëria ka ende një popullsi të re në moshë në raport me Europën, pasi njerëzit mbi 65 vjeç ishin sa 14.7 për qind e popullsisë totale. Në vendin tonë rajoni më i plakur është ai i jugut të vendit, ku njerëzit mbi 65 vjeç zënë 15 për qind të totalit të popullsisë totale në këtë rajon. Rajoni i Qendrës ka përqindjen ,më të ulët të +65 me 14.5% të popullsisë totale, ndërsa Rajoni i Veriut me 14.8% të popullsisë totale.

Rajonet me popullsi të madhe në moshë janë edhe më të rrezikuara nga pandemia Covid-19.

Në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e të moshuarve në popullsinë totale në vitin 2020 u vu re në Itali (23.2%), ndjekur nga Greqia dhe Finlanda (22.3% secila), Portugalia (22.1%), Gjermania (21.8%) dhe Bullgaria (21.6%).

Përqindjet më të ulta u regjistruan në Irlandë (14.4%) dhe në Luksemburg (14.5%). Në nivelin rajonal, përqindja më e lartë e njerëzve të moshuar u gjetën në Chemnitz (29.3%) në Gjermani, e ndjekur nga Liguria (28.7%) në Itali, Epiri (27.3%) në Greqi, Limousin (27.1%) në Francë dhe Saksonia-Anhalt (27.0%) në Gjermani.

Gjithashtu përqindjet më të ulëta u regjistruan në dy rajone jashtë të Francës: Mayotte (2.7%) dhe Guiana Franceze (6.1%), dhe rajoni autonom Spanjoll i Melilla (11.1%).

Shqipëria po plaket me ritme shumë më të shpejta se Europa si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe emigrimit të lartë të popullsisë. Në vitin 2020 shtesa natyrore e popullsisë shënoi pothuajse nivelin zero me vetëm 470 lindje më shumë se vdekjet. Për herë të parë që nga 1923 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë, shtesa natyrore e vendit pushoi se rrituri. Nga viti 1923 deri në vitin 2019 vit pas viti lindjet kanë qenë shumë më të larta se vdekjet. Ndonëse emigracioni ka ndikuar negativisht në tkurrjen e popullsisë banuese në Shqipëri sërish ky kontingjent mund të konsiderohet rezervë, pasi ekziston gjithmonë mundësia e rikthimit të tyre, por kur lindjet janë të më të ulta se vdekjet, popullsia e një vendi hyn në rënie pa kthim.

Marrë nga Monitor.al

Tags: europaEurostathistoria demografike e europesplakja e popullsise
Previous Post

Ambasadorja Kim: Dikur njihej si Koreja e Veriut të Evropës, sot jeni aleatë të palëkundur të SHBA

Next Post

Basha për sherrin në Elbasan: Rama kontrollon çdo gjë, dhe përsëri nuk hyn dot në qytet pa bandat

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Basha për sherrin në Elbasan: Rama kontrollon çdo gjë, dhe përsëri nuk hyn dot në qytet pa bandat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.