Nga Shkodra, Lulzim Basha foli për incidentin në Elbasan, ku tha se Rama pavarësisht se kontrollon çdo gjë, përsëri nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave.
“Edhe këto ditë të fundit para se shqiptarët ta largojnë me votë referendar, ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelet. E patë ç’ndodhi në Elbasan. Ai ka policinë, ka shtetin, kontrollon cdo gjë dhe prapë nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave. Festën e prishën politikanet e lidhur me krimin, që në 25 prill do të largohet me votë” – u shpreh Basha në Shkodër.