Rusi- Këto janë pamjet e burgut ku po mbahet Alex Navalny, i njohur ndryshe si kritiku i Kremlinit. Ai vetë vendosi të publikonte një foto ku përshkruante burgun në të cilin po e mbajnë.
Dy orë me makinë larg nga Moska, ndodhet burgu i ‘pamëshirshëm’ i Prokov, ku nuk arrin të shohësh asgjë nga jashtë tij, por sipas përshkrimit që Navalny ka bërë në rrjetet sociale e përshkruan si një kamp përqëndrimi:
“Nuk do e besoja kurrë se vetëm 100 m larg nga Moska do të ndërtohej një kamp përqëndrimi i tillë!”- shkruante Navalny.
“Mendoj se dikush lexoi librin 1984 të George Orwell ‘Edukimi përmes dehumanizimit’. Por, nëse e trajton gjithçka me humor, mund të mbijetosh. Në përgjithësi, unë mbijetoj.”– shprehet Navalny ndër të tjera.
Ndërkohë një ish i burgosur i këtij burgu ka përshkruar për CNN jetën e rëndë që është brenda atyre mureve. Ai u shpreh se prej momentit të parë në atë burg e ndjen ngarkesën psikologjike brenda atyre mureve.
Ndërkohë SHBA dhe BE kanë lëshuar sanksione kundër Rusisë për trajtimin çnjerëzor të Alex Navalny dhe burgimin e tij të padrejtë.
Përktheu dhe përshatati: Alba News
Burimi: CNN