Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me lajmin se Holanda ka bllokuar zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Sipas tij, shkaku nuk është për çështje të brendëshme të Hollandës, por për shkak të ndryshimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga shumica socialiste. Basha tha se se Edi Rama sa herë që ka lajme të këqija fshihet pas “komitetit” duke ironizuar kryeministrin.
“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se pengesa kryesore për hyrjen e Shqipërisë në BE është Edi Rama.” – ka theksuar ai.