Policia e Shtetit ka njoftuar se janë ndëshkuar me masë administrative 2978 persona për shkelje të rregullave të pandemisë, gjatë katër ditëve të fundit. Sipas policisë 2959 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 16 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.