Bruksel- Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në mesditë në një hotel në Bruksel, ku 33-vjeçarja shqiptare Xhuljeta Lala u qëllua për vdekje.
E ndjera ishte duke punuar në hotel ku merrej me pastrimin e një personi, i cili e ka ndjekur nga pas duke e goditur me bombolën që shërben për shuarjen e zjarrit. Mediat belge kanë zbardhur sot detaje nga krimi i rëndë duke zbuluar se autori është një person me probleme mendore, i cili kishte dalë nga Psikiatria.
Në dëshminë tronditëse në polici, autori i vrasjes tregoi se kishte dëgjuar zëra që e shtynë drejt krimit të rëndë. “E vrava sepse djalli ma kërkoi”, mësohet të ketë thënë ai. Personi me probleme të shëndetit mendor ishte arratisur nga Psikiatria në Marsejë dhe së fundmi ishte vendosur në një hotel.
Raportohet se ai ishte ngritur nga shtrati duke ecur lakuriq në korridor. Në një moment rrëmbeu një fikës zjarri dhe hyri në dhomën e Xhuljetës, duke e goditur brutalisht në kokë të renë, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas krimit autori ishte i zhveshur, pranë viktimës, dhe ishte i gatshëm të pranonte arrestimin. Kolegët e të ndjerës kanë mbetur të shokuar nga ngjarja dhe po marrin asistencë nga psikologët.
Mësohet se prej 10 vitesh Xhuljeta Lala ishte vendosur në Bruksel të Belgjikës, ku jetonte me vëllain dhe 3 motra.
Ata ishin larguar nga Shqipëria duke lënë pas një tragjedi familjare, ku 19 vite më parë një person i kishte vrarë prindërit. Duket se fati i keq e përndjekur të renë, e cila ndërroi jetë mesditën e djeshme.