Procesi i vaksinimit me produktin e AstraZeneca-s do të vijojë në vendin tonë. Komiteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit u mblodh mbrëmjen e sotme dhe u vendos për vazhdimin e procesit.
Një numër i madh vendesh janë duke e pezulluar përdorimin e kësaj vaksinë, për shkak të disa raportimeve, sipas të cilave, si efekt anësor ajo shkakton mpiksje të gjakut. ABC mëson se është marrë vendimi në fund të mbledhjes që të vijohet me dozat e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca.
Vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca kanë nisur të administrohen prej disa ditësh në vendin tonë, kryesisht tek stafet pedagogjike. Nuk munguan edhe ata qëngurruan të vaksinoheshin pasi besueshmëria ndaj kësaj vaksine ka rënë ndjeshëm.