Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit Aida Bushati, ka folur rreth pezullimit të vaksinës AstraZenca në disa vende evropiane, pasi këto të fundit kanë konstatuar se vaksina ka dhënë efekte anësore.
Bushati, në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ka thënë se ky vendim është politik, sakaq ka thënë se nuk ka asnjë vërtetim se kjo vaksinë jep efekte anësore. Më tej ajo ka thënë, se vendi ynë po bën përpjekje për të siguruar vaksinën ruse dhe atë kineze
I të njëjtin mendim ishte edhe mjeku Tritan Kalo, pasi ditën e djeshme në një intervistë që dha për mediat, ai tha se vendimi për pezullimin është politik.
Aktualisht në vend po marrin vaksinën kundër koronavirusit mjekë, infermierë, të moshuar dhe arsimtarë. Që nga fillimi i procesit janë aplikuar rreth 30 mijë vaksina ndërkohë që deri tani janë siguruar 80 mijë doza Pfizer dhe AstraZeneca.