SHBA- Pas tre sulmeve të njëpasnjëshme me 8 viktima të ndodhura në qendrat e masazhit në Atlanta, turma të mëdha njerëzish kanë dalë në protesta në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se protestuesit janë aziatiko-amerikanë, të cilët kërkojnë që të ndalohen sulmet dhe vrasjet e kësaj popullsie.
Aktivistët dhe pjesë e kësaj shoqërie kanë theksuar një rritje të madhe të sulmeve dhe urrejtjes kundër popullsisë së aziatiko-amerikanëve gjatë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm.
Ndërkohë që Kombet e Bashkuara në fundit të vitit 2020 kanë lëshuar një raport të detajuar ku tregohet në nivel alarmues dhuna e motivuar në mënyrë raciale kundër aziatiko-amerikanëve. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Atlanta ku si pasojë e një sulmi me armë kanë humbur jetën 8 persona, sipas policisë 6 prej tyre ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë.