Fier- Është gjetur i vrarë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, mbrëmjen e kaluar në Fier.
Trupi është gjendur pikërisht pranë fushës së plehrave në Sheq të Fierit. Zonë ku u ndodhi krimi makabër ditën e djeshme ku bashkëshortja 28- vjeçare u ther me thikë nga burri.
Mësohet se më shumë se 14 orë pas krimit të rëndë që kreu, Medinaj, nuk është dorëzuar në polici, por ka preferuar të vrasë edhe veten.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.