Zyrtarisht, reperi Kanye West është bërë personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.
Tashmë, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë, sipas “Bloomberg”.
Rreth të njëjtën kohë vitin e kaluar, West u bë një miliarder i çertifikuar me ndihmën e markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe kontratës së re shumëvjeçare me Gap. Sipas Business of Fashion, marka Yeezy vlerësohet në $ 3.2 deri në $ 4.7 miliardë dollarë. Sa i përket linjës së re Yeezy Gap e cila është vendosur të dalë më vonë gjatë kësaj vere, ndërmarrja e re pritet të vlejë më shumë se $ 970.
Një bilanc i pa audituar i financave të West ka zbuluar gjithashtu se West ka 122 milion dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milion dollarë.
Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se West dhe partnerja e tij, Kim Kardashian, i kanë dhënë fund martesës shumëvjeçare.
Kujtojmë se Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.