UKRAINË- Kryeqyteti i Ukrainës, Kyevi do të hyjë në bllokim të rreptë për 3 javë. The Guardian shkruan se rritja në mënyrë alarmante e infektimeve të Kyev, ka bërë që të ashpërsohen në mënyrë që të përmbajnë përhapjen e Covid. Ashpërsimi i masave do të fillojë në datë 20 mars dhe do të zgjatë për 3 javë të plota.
MASAT E MARRA:
Teatrot dhe qendrat tregtare do të mbyllen.
Mësimi do të nisë online.
Kafenetë dhe restorantet do të punojnë vetëm ‘delivery’.
Sportet do të zhvillohen pa spektatorë.
Punonjësit shtetëror do të punojnë nga shtëpia.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Ukrainë janë regjistruar 1,504,076 persona me Covid, ndërsa 29,253 të tjerë kanë humbur jetën.