Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha.
Covid 19 i ka marrë jetën një mjeku të njohur në Vlorë, nefrologut Fejzi Alushi.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë.
Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19.
Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….
I paharuar qofte kujtimi i Tij !
Eksperienca Akademike Mesimdhenie
1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë.
Studime Universitare dhe Grada Akademike
2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.
Botime Universitare dhe Monografi
2008-Botim Libër ‘ Sëmundjet e Brëndëshme’ II
2005-Botim Libër ‘ Sëmundjet e Brëndëshme’ I
2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia
Eksperienca Profesionale Mjeksore
2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.
1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist