Elbasan- Këto janë pamjet e momentit të përplasjes fizike mes ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca në një lokal në Labinot të Elbasanit.
Në pjesën e videos së siguruar janë disa persona që kanë ndërhyrë për të ndarë Boçin dhe Lucën pas konfliktit fizik. Disa orë më pas të dy palët iu drejtuan prokurorisë. Ish-deputeti demokrat teksa tregoi shenjat e dhunës në fytyrë akuzoi se biznesmeni e kërcënoi me jetë “më tha do të mbush barkun me plumba”.
Ndërkohë që pala tjetër, pra biznesmeni e akuzoi ish-deputetin për vjedhjen e telefonit, ndërsa kur gazetarët e pyetën nëse kishte prova për dhunën që pretendon nga ish-deputeti, i fyeu.
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin pas denoncimeve që ka marrë nga të dy palët duke shoqëruar disa nga personat që ishin prezent në momentin e konfliktit fizik mes Boçit dhe Lucës.