Francë- Pasi EMA konfirmoi në një deklaratë dje se nuk ka të dhëna se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku, Franca pritet të rifillojë fushatën e vaksinimit.
“Nuk ka asnjë arsye që francezët të refuzojnë vaksinën AstraZeneca “, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atal.
Franca pritet të rifillojë vaksinimin e popullsisë pas njoftimit të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) se përfitimet e vaksinës tejkalonin rreziqet.
Vendimi i EMA-s vjen pas një studimi të kryer pas raportimit të mpiksjes së gjakut të disa pacientë që kishin marrë vaskinën duke bërë bërë që shumë vende të pezullonin administrimin e saj. Kryeministri francez Jean Castex do të vaksinohet sot me AstraZeneca.