GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka deklaruar se Gjermania do të nënshkruaj marrëveshje me Rusinë për vaksinën anti-Covid. The Guardian shkruan se, Spahn shpreson që kontrata të lidhet sa më shpejtë në mënyrë që, të marrin dozat e para të vaksinës. Ai gjithashtu ka thënë se do të donte që marrëveshja të nënshkruhet edhe me Bashkimin Evropian.
“Unë mund ta imagjinoj që ne të lidhim kontrata dhe t’i përfundojmë ato shpejt. Unë në fakt jam shumë entuziastast që ne ta bëjmë atë në shkallë kombëtare nëse Bashkimi Evropian nuk bën diçka,” tha ai.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë regjistruar 2,628,629 persona me Covid, ndërsa 74,878 të tjerë kanë humbur jetën.