Numri i protestuesve në Londër, që kanë dalë në demonstratë kundër masave anti-Covid, është më i lartë sesa pritej.
Sipas BBC, mijëra njerëz fillimisht janë takuar në Hyde Park dhe më pas kanë marshuar në rrugë. Ajo që vihet re në pamjet e bëra publike është që protestuesit janë pa maska.
Zëvendës ndihmës komisioneri Laurence Taylor ka thënë se grumbullimet jashtë shtëpive janë të paligjshme, por kjo nuk i ka ndaluar protestuesit. Ndërkohë, janë kryer vetëm disa arrestime.
Arrestimet masive nuk janë të mundshme sepse duhen të paktën tre oficerë për të bërë një arrestim. Një taktikë tjetër, nuk mund të vendoset, sepse kjo do të rriste rrezikun e transmetimit të Covid-19.