Plas arma në Shkodër, raportohet për dy persona të plagosur me armë zjarri. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Bardhaj të Shkodër. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me identitetin e personave të plagosur dhe as gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë që Policia Policia ka mbërritur në vendngjarje, megjithatë nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur.
Kjo është ngjarja e dytë që trondit sot vendin, pasi mëngjesin e sotëm, anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi u vra brenda mjetit të tij nga dy persona të maskuar.