Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Burrel. Mësohet se i është vënë tritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Alfred Karaj.
Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.