Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot, të tjera dështime siç i quan ai të kryeministrit Edi Rama gjatë tetë viteve.
Basha ka publikuar në “Instastory” një postim, ku thekson se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera.
Postimi nga Lulzim Basha:
“34 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në tetë vite. Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera?
Përgjigjja: 6 milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.