Janë rikthyer reshjet e dendura të borës në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në juglindje dhe verilindje të vendit.
Korça, Bulqiza dhe Peshkopia janë përfshirë sërish nga reshjet e dendura të dëborës dhe acari. Ndërkohë, ka dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të vendin.
Sa i përket situatës në Qarkun e Dibrës, “që prej orëve të para të mëngjesit dëbora ka qenë e pranishme në zonat 600 metra mbi nivelin e detit, duke arritur trashësinë deri në 15 centimetra në zonat e thella. Edhe në qytetet Bulqizë e Peshkopi ka prani të dëborës, që shkon deri në 5 centimetra. Ndërkohë situatë problematike paraqitet edhe në aksin rrugor Bulqizë – Qafa e Buallit për shkak edhe të erës së fortë. Ndonëse të pranishme në rrugën nacionale janë mjetet borëpastruese era e fortë nuk lejon që rruga të jetë e pastër.
Po ashtu edhe në rrugët e tjera nacionale Ura e Çerenecit – Librazhd, Peshkopi – Qaf Drajë – Kukës, po punohet për t’i mbajtur të hapura. Policia rrugore e qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes pasi temperaturat pritet të zbresin nën zero në orët në vijim”.
Ndërkohë, probleme janë shfaqur edhe në Qarkun e Korçës, ku dëbora arrin deri në 5 cm dhe ku kalohen me vështirësi disa segmente rrugore.
Ne Qarkun e Korces gjate nates ka paturr reshje debore te cilat vazhdojne ende me alternime.
Trashesia e bores varion nga 5cm deri ne 15 cm.Ne qytetin e Korces ka rreth 5 cm bore.
Kontraktoret jane ne akset rrugore duke punuar per mirembajtje dimerore me borepastruese dhe grupe pune.
Ne rrugen e Dardhes nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Veshtiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles ne rrugen e Doganes Gorice.
Nuk ka probleme ne rruget e tjera nacionale dhe rurale te qarkut.
Kerkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve ne kushtet e lageshtise se madhe ne rruge.
Nga informacioni i dhene nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga rreshjet e bores dhe lageshtira jane krijuar disa probleme me energjine elektrike ne fidrat qe mbulojne zonen e Vithkuqit bashkia Korce, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq se bashku me fshatrat rreth tyre.Grupet e punes jane ne terren dhe po punojne per eliminimin e defekteve.
Jemi ne ndjekje te situates dhe do te informohet ne vijim.