Policia njoftoi se gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre në gjendje të dehur, 3 pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë pezulluar 98 patenta , nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 3088 gjoba për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Detaje nga policia:
👉834 masa administrative për parakalime të gabuara.
👉748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
👉846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
👉453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
👉178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
👉29 masa për shkelje të semaforit.