Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Parisit, ku do të pritet në një takim zyrtar nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Takimi do të nisë në orën 13:20.
Nuk ka informacione rreth temave që do të diskutohen mes tyre, por me gjasë do të flitet rreth pandemisë dhe integrimit të Shqipërisë në BE.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









