Kandidati për deputet në qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Karbunar. Ai shprehet se në këtë takim është biseduar për projektet e reja që i presin, por edhe për ato të cilat janë realizuar në këtë zonë, si: subvencionimi i fermerëve, lejet e legalizimit, çelja e kopshtit të fëmijëve, hapja e kanaleve kulluese për fermerët etj.
Në një intervistë të dhënë për mediat deputeti Sinaj shprehet se vota që i është besuar atij është vlerësuar si votë shprese dhe zotohet që këto katër vjet që vijnë këtë shpresë ta thellojë akoma më shumë për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Subvencionimi i fermerëve, lejet e legalizimit, çelja e kopshtit të fëmijëve, hapja e kanaleve kulluese për fermerët janë vetëm disa nga punët e mira që janë bërë në Karbunar. Në takim me banorët e mirë dhe punëtorë të kësaj zone, fola për projektet e ardhshme dhe punët e mëdha që na presin përpara. Mandati i tretë i Partisë Socialiste, mbi të gjitha është një votë përgjegjësie për të ardhmen. Më poshtë, prononcimi im pas bisedës me komunitetin në Karbunar.