• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

E dënuar për 30-vjet për vrasjen e 4 foshnjeve, gjenetika zbulon pafajsinë e nënës

22/03/2021
in Botë
0
E dënuar për 30-vjet për vrasjen e 4 foshnjeve, gjenetika zbulon pafajsinë e nënës

Kathleen Folbigg ka kaluar 18 vitet e fundit në burg për një nga krimet më të tmerrshme të imagjinueshme, vrasjen e katër foshnjeve të saj.

Megjithatë, provat e reja shkencore sugjerojnë se nuk ka ndodhur kështu. Testimi gjenomik tregon se të paktën dy nga bebet e saj ka të ngjarë të kenë vdekur nga një mutacion gjenetik i pazbuluar më parë që çoi në komplikime të zemrës. Kjo do të thotë se ajo mund të jetë burgosur padrejtësisht për gati dy dekada.

Gjetja ka nxitur 90 shkencëtarë, përfshirë dy nobelistë australianë të kërkojnë që Folbigg të lihet e lirë. Nëse kjo do të ndodhë, çështja e saj do të jetë një nga ngatërresat më të këqija të drejtësisë në historinë australiane.

Ndërsa shkencëtarët janë ende duke mësuar në lidhje me shkaqet e sindromës së papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS), termi që përdoret kur fëmijët vdesin papritmas për shkaqe të pashpjegueshme, zbulimet në rastin e Folbigg mund të ndihmojnë prindërit e tjerë që po vuajnë për humbjen e papritur e të pashpjegueshme të fëmijëve të tyre.

Folbigg kaloi një jetë tragjike. Kur ishte vetëm 18 muajshe, babai i saj theri me thikë nënën dhe u dënua me 15 vite burg për vrasje, përpara se të dëbohej në Angli. Mjekët sugjeruan më vonë se mund të ishte abuzuar nga i ati, kur ishte foshnje.

Megjithatë, në fund të viteve 1980, ajo u martua me Craig Folbig. Kur Kathleen ishte 21 vjeç, ajo lindi fëmijën e parë, një djalë me emrin Caleb.

Në hetim thuhet se ajo e përshkroi veten si dikush që ndihet i kompletuar, me një bashkëshort, një shtëpi dhe një fëmijë. Por pastaj, kur ishte vetëm 19-ditësh, Caleb u nda nga jeta. Shkaku i vdekjes u dha si SIDS dhe nuk kishte prova për asnjë shkak tjetër.

Folbigg shumë shpejt mbeti shtatzënë dhe në 1990 ajo pati një djalë tjetër, Patrick, i cili ishte i shëndetshëm. Por pas katër muajsh, ai kaloi një krizë të pashpjegueshme, që e la atë me dëmtim të trurit dhe kriza. Katër muaj më vonë, ai vdiq.

E dënuar për 30 vite për vrasjen e 4 foshnjeve të saj, por

Edhe fëmija i saj i tretë, Sarah, vdiq në moshën 10-muajshe, dhe shkaku i saj i vdekjes u rendit si SIDS. Ndërsa, kur vajza e saj e katërt, Laura, vdiq në moshën 18-muajshe më 1 mars 1999, policia filloi hetimet.

Çifti u nda dhe pasi Folbigg u largua, bashkëshorti gjeti ditarin e saj ku dhe lexoi një shënim, të cilin e çoi në polici më 19 maj 1999.

“Ndihem si nëna më e keqe në këtë Tokë, e frikësuar se (Laura) do të më lërë tani, siç bëri Sara. E di që isha me nerva dhe ndonjëherë mizore ndaj saj dhe ajo u largua, me pak ndihmë. Nuk mund të ndodhë më. Kam turp nga vetja. Nuk mund t’i tregoj bashkëshortit në lidhje me këtë, sepse ai do ndihet i shqetësuar.”

Prokuroria tha se këto shënime përmbanin pranime të fajit. Kështu në gjyqin e vitit 2003, prokuroria argumentoi që Folbigg kishte mbytur fëmijët e saj. Folbigg nuk rrëfeu asgjë, nuk kishte asnjë motiv të dukshëm dhe askush nuk pretendoi se e kishte parë atë duke vrarë fëmijët e saj. Por juria gjithsesi e shpalli fajtore për vrasjen e tre fëmijëve dhe vrasjen padashje të një prej tyre.

Megjithatë, prokuroria u mbështet te deklaratat e një pediatri britanik, Roy Meadow:

“Një vdekje e papritur e një foshnjeje është tragjedi, dy vdekje të tilla janë të dyshimta dhe tre, janë vrasje, derisa të vërtetohet e kundërta.”

Folbigg u dënua përfundimisht në apel me 30 vjet burg me një periudhë jolirimi me kusht prej 25 vjetësh. Deri në kohën kur ajo do të plotësojë të drejtën për lirim me kusht, Folbigg do të jetë 60 vjeç.

Por çfarë ndodhi?

Termi SIDS u prezantua në 1969, por gjatë dy dekadave të fundit, ka pasur një numër gjithnjë e më në rritje studimesh. Studimet tani tregojnë se deri në 35% e rasteve SIDS mund të shpjegohen nga faktorë gjenetikë, megjithëse shkaku i shumicës së rasteve mbetet i paqartë.

Avokatët e Folbigg iu drejtuan një profesionisteje që të rendiste gjenomet e fëmijëve për të parë nëse kishte ndonjë mutacion gjenetik që mund të kishte shkaktuar SIDS.

Kur renditën gjenomet e të katër fëmijëve, ata gjetën që të dyja vajzat kishin të njëjtin mutacion CALM2 si nëna e tyre. CALM 2, kontrollon se si kalciumi transportohet brenda dhe jashtë qelizave të zemrës. Ky variant ndodhej dhe te Folbigg.

Ekspertët dolën në përfundimin se varianti ndryshoi ritmin e zemrës së vajzave, duke i bërë ato të ndjeshme veçanërisht duke pasur parasysh ilaçet që iu dhanë. Sarah ishte me antibiotikë për një kollë, ndërsa Laura po trajtohej me paracetamol dhe pseudoefedrinë për një infeksion të frymëmarrjes, pak para se të vdiste.

Pasi hetimi ishte mbyllur, më shumë prova dolën në dritë, duke bërë që mjekët dhe ekipi t’i shkruanin gjyqtarit duke i thënë se kishte të ngjarë që vajzat të kishin vdekur si rezultat i variantit CALM2. Pavarësisht të dhënave të reja, gjykatësi vendosi të mos rihapë hetimin.

Ndërsa tek të dy djemtë, shkencëtarët gjetën variacione të tjera në gjenet e tyre BSN, të njohura edhe si Bassoon, ku një variant ishte trashëguar nga nëna e tyre, dhe tjetri me gjasë nga babai i tyre. Shkencëtarët ende po hetojnë nëse ky variant mund të ketë shkaktuar vdekjen e dy djemve. As ky hulumtim nuk e ka liruar ende Folbigg, por tashmë avokatët e saj kanë filluar një çështje të re.

Tags: 30 vjet burgakuza per vrasjen e 4 foshnjaveKathleen Folbigg
Previous Post

500 mijë lekë gjobë për siguracionin e makinës/ Reagon Konfindustria

Next Post

The Guardian: “Lufta” për vaksinat mund të përfundojë në tragjedi për Britaninë dhe BE-në

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
The Guardian: “Lufta” për vaksinat mund të përfundojë në tragjedi për Britaninë dhe BE-në

The Guardian: “Lufta” për vaksinat mund të përfundojë në tragjedi për Britaninë dhe BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.