Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Élysée në Francë ku është pritur nga Presidenti francez Emanuel Macron.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ceremonia e pritjes, ku pas përshëndetjes, presidenti Macron shtrëngon duart me kryeministrin shqiptar.
“I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë ”, tha kryeministri Edi Rama për arsyen e udhëtimit.