Kandidati për deputet në qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Peshkëpi dhe Vllahinë.
Në rrjete sociale Sinaj shprehet se së bashku me kryetarin e Partisë Socialiste të Selenicës Nertil Bellaj dhe banorët e zonës, kanë biseduar dhe ndarë mendime për punët e deritanishme por edhe për ato që do realizohen dhe në të ardhmen.
Duke e shoqëruar postimin edhe me disa foto të takimeve, deputeti Sinaj shprehet se mbështetja që i kanë dhënë njerëzit është për të një përgjegjësi e shumëfishtë për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për të përçuar më fort zërin e komunitetit në parlament.