Ndonëse fushata elektorale do edhe dy ditë që të nisë zyrtarisht, klima e tensionit po ndihet edhe më herët.
Pas incidentit të shënuar pak ditë më parë në Labinot të Elbasanit, mes kandidatit për deputet Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca, sot një tjetër incident ka ndodhur në Cërrik.
Në këtë qytet është djegur banderola e Partisë Socialiste që ishte e vendosur në qendër të Cërrikut.
Sipas korespondentit të Panorama, i cili ka siguruar pamjet, policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve.