Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në parlament se shteti Grek është zgjeruar me 12 milje të reja në detin Jon, njofton gazeta Greke ‘Protothema’.
Duket se Mitsotakis e ka bërë fakt të kryer zgjerimin drejt Shqipërisë, ndërsa në vendin tonë askush nga qeveria nuk thotë gjë.
Paralajmërimin për zgjerimin e bëri dje edhe ministri i jashtëm grek, i cili tha se janë gati të nënshkruar marrëveshjen me Edi Ramën për marrjen e 12 miljeve në detin Jon.
‘Ne i paraqesim parlamentit një projektligj ku Greqia ka zgjeruar territorin e saj ujor nga 6 në 12 milje, Greqia po rritet. Të tjerët e thonë shpesh këtë por ne po e zbatojmë në praktikë.’
Kryeministri tha që e njëjta praktikë do të ndiqet edhe me shtetet e tjera fqinje ku njoftoi se Ministri i Jashtëm Grek ka vendosur në dijeni edhe palën shqiptare.
‘Ne do të ndajmë edhe pjesën e detit me vende të tjera fqinje ku do të zbatojmë të gjitha konventat ndërkombëtare të ndarjes së baraslarguar të detit, 6 ose 12 milje’, është shprehur ai.
Mitsotakis ka kërkuar nga partia opozitare SYRIZA që ta votojë propozimin e sjellë në parlament dhe Ministri Dendias do të shkojë në Këshillin e Jashtëm në Berlin me marrëveshjet e votuara.
‘Do të ishte një ide e mirë të rishqyrtoni qëndrimin tuaj në këtë votimin në mënyrë që linja kombëtare të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë.’
Kohët e fundit Greqia është në një situatë jo të favorshme nga konfliktet që ka pasur me shtetin turk për shfrytëzimin e zonave ekonomike, ajo e ka akuzuar Turqinë se po shkel në territorin Grek dhe sipas medieve botërore konflikti ka mundësi të degradojë në luftë ku nuk përjashtohet dhe ndërhyrja e shteteve të tjera të rajonit por edhe superfuqitë botërore si Franca.