Bulqizë- Një minator është plagosur në një galeri në minierën e Bulqizës.
Mësohet se i plagosuri është Edison Beka 31 vjeç dhe është aksidentuar në nivelin e 16 të minierës. 31 vjeçarit i ka rënë një masiv gurës dhe ka dëmtime në gjoks dhe këmbë. Për shkak të plagëve të marra, minatori është transportuar drejt spitalit të Traumë në Tiranë, me anë të një helikopteri.
Raportohet se i plagosuri megjithëse ka marrë plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Me datë 24.03.2021, rreth orës 11.05, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.