Tiranë- Komiteti ka vendosur që masat që kanë qene të mbeten në të njëjtin nivel.Ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.
Komiteti Teknik i Ekspertëve po zhvillon mbledhjen me dyer të mbyllyra dhe se pritet që në ora 15:00 të japë vlerësimin mbi situatën pandemike, njëherësh nëse do të ketë edhe masa të reja kufizuese.
“Siç shihet dhe nga shifrat kemi një tendencë ulje që duket e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave dhe i tendencës së popullatës për respektimin e masave nga qytetarët dhe pse nuk është në nivelet e dëshiruara. Siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar siç e Tha dhe Fico në Evropë ka një rritje të numrit të rasteve dhe duket se po futen në valën e tretë të përhapjes së Covid. Pavarësisht uljes së indikatorëve ato mbeten në nivelin që tregojnë se jemi në një situatë delikate.”– u shpreh Rakacolli..