Elona Guri, kandidate për dëputete në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Durrësit, është konfliktuar fizikisht me një tjetër person. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar.
Mësohet se Guri, si kryesuese e listës së LSI-së për Durrësin ka qenë në terren duke zhvilluar takime me qytetarët, në momentin që ka nisur konflikti me personin me inicialet Ç.K.. Shkaqet e këtij sherri nuk dihen ende, por efektivët janë detyruar që të ndërhyrje për t’i ndarë.
Të dyja palët, si Guri dhe personi tjetër, ndodhen në komisariatin e policisë