Tiranë- Arjan Sala është roja i sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën në magazinën që u përfshi nga zjarri pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës. Magazina ishte plot me rroba, ndërsa roja i sigurisë rreth 30 vjeç u fut për të shpëtuar punëtorët dhe ka ngelur brenda.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën prej disa orësh për të shuar flakët. Aktualisht janë 6 makina zjarrfikëse që po punojnë. Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa ka mbërritur edhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.